VIDEO / Penaltia më e shpejtë në Seria A, 39 sekonda!

Mbrojtësi nga Uellsi, Itan Empadu, vendosi një rekord të ri në Seria A, duke “shkaktuar” penaltinë më të shpejtë në kampionatin e futbollit në Itali.

Mbrojtësi i Specias shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonën e rrezikut, vetëm pas 39 sekonda lojë në përballjen me Lacios, me çka kaloi rekordin e mëparshëm të futbollistit të Milanit, Matija De Shiljo, i cili ndaloi Marek Hamshikun, pas 42 sekonda të sfidës derbi, më 3 maj të vitit 2015.

Për fat të mirë të Ampadu-s, sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile nuk ishte preciz nga pika e bardhë. Mirëpo në fund, skuadra e Lacios shënoi fitore me 4-0, falë golave nga Zakanxhi, Romanjoli dhe 2 golave nga Milinkoviç-Saviç.

LEXO EDHE:

Back to top button