VIDEO / Për herë të parë, Xhirona mposht Barcelonën

Ndeshja dramatike përfundoi në një fitore të mysafirëve me rezultat 4:2. Mysafirët morën epërsinë në pjesën e parë, pavarësisht dominimit të Barcelonës. Artem Dovbyk shënoi për 1:0, por goli i Robert Leëandoëskit riktheu në lojë vendasit. Xhirona megjithatë nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë. Kësaj radhe heroi ishte ish-futbollisti i Real Madridit, Miguel Gutierrez.

Barcelona pati mbi 20 goditje në portë, por nuk arriti të kalojë Xhironan. Valery në minutën e 80-të arrit ta rrisë epërsinë në 3:1. Ilkay Gundogan i dha shpresë blaugranëve, duke shënuar pakë para përfundimit të ndeshjes. Por, ishte Stuani ai i cili i dha fund dilemës së fituesit në minutën e fundit të shtesë.

Pas xhiros së 16-të, Xhirona ka rimarrë kreun si e vetme me 41 pikë, dy më shumë se Real Madridi, ndërsa Barcelona është në të katërtin me 34 sosh, aq sa ka edhe Atletico Madridi në të tretin.

LEXO EDHE:

Back to top button