VIDEO/ Përfundon përralla e bukur në Kupën e Gjermanisë për Sarbrukenin

Mrekullia me emrin Sarbruken i ka dhënë fund ecurisë së saj mbresëlënëse në Kupën e Gjermanisë, ku arriti deri në gjysmëfinalen e turneut, duke eliminuar emra si Bajern Munih e Aintraht Frankfurt. Ndërkohë, ajo u eliminua nga një tjetër surprizë e edicionit, Kaizerslauterni që e mundi me shifrat 2-0.

Sarbrukeni i kategorisë së tretë dominoi pjesën e parë përballë skuadrës së Bundesligës 2, duke e vënë shpesh në vështirësi. Por në fraksionin e dytë të lojës, eksperienca bëri diferencën. Portieri Shraiber gaboi një kontroll të topit që i kaloi mes këmbëve dhe përfundoi në rrjetë.

Goli i dytë erdhi kur mbeteshin 15 minuta lojë, me Ture, i cili vulosi suksesin për ekipin e tij, në këtë duel ku në radhët e Sarbrukënit u aktivizua në pjesën e dytë edhe mesfushori i përfaqësueses shpresa të Shqipërisë, Tim Çiveja.

LEXO EDHE:

Back to top button