VIDEO/ Pesë gola në “Etihad”, Dortmundi mund Sportingun në transfertë

Liga e Kampionëve zhvilloi disa nga ndeshjet e “Play Off”-it. Vëmendja më e madhe ishte e përqëndruar në Mançester, aty ku sfida mes Sitit dhe Real Madridit përfundoi 2-3 në favor të “Los Blankos”.

I pari që shënoi ishte Erling Haaland, ndërsa Kilian Mbape vendosi ekuilibrat. Haaland riktheu sërish në avantazh anglezët, por goli i Dias-it në fund prishi festën e të besuarve të Guardiolës. Në fund një gol i Belingam i dhuroi suksesin Realit. Skuadra e kualifikuar kështu, vendoset në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë në përballjet e tjera Dortmund fiton 0-3 ndaj Sporting, me golat e Guirassy, Gross e Adeyemi.

Juventus mund 2-1 PSV.  Mekkeni e Mbangula nderuan “Zonjën e Vjetër”, ndërsa goli  i holandezëve mban firmën e Perishiçit.

LEXO EDHE:

Back to top button