VIDEO / Pike tallet keq me Kasilasin, duke ngritur “5-shen” e famshme

Barcelona ka fituar mbrëmë Superkupën e Spanjës duke mposhtur thellë Real Madridin me rezultat 2-5. Dhe në një video të qarkulluar në rrjetin social “X”, duket që dy legjenda e të dyja klubeve si Zherard Pike dhe Iker Kasilas, kishin shikuar lojën së bashku.

Mirëpo pas fitores së “blaugranave”, Pike në video shihet duke tallur ish-rivalin e tij Kasilas, duke çuar lartë dorën e tij duke bërë 5-shen e famshme ashtu sikurse 15 vjet më parë, kur atë botë Barcelona kishte fituar 5-0 në “Kamp Nou”.

LEXO EDHE:

Back to top button