VIDEO / Pista e Formula 1, transferohet në qendër të vaksinimit

Pista e amerikane e Ostin (Circuit of the Americas), ku zhvillohen garat e Formula 1, është kthyer në një qendër vaksinimi të popullsisë. Kjo është pista e tretë e Formula 1 që kthehet në qendër vaksinimi brenda pak muajsh, pas asaj të Monza në Itali dhe asaj të Meksikës (Fratelli Rodriguez).

Ditën e hënë ka nisur në pistën e Austin aplikimi i vaksinës anti-Covid dhe brenda 24 orëve të para janë vaksinuar 3000 persona. Pista teksane është vënë në dispozicion të autoriteteve shëndetësore, pas problemeve që ky shtet pati javët e fundit, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike.

Amerika është vendi më i goditur nga pandemia dhe vjet, në pistën e Austin, nuk u zhvillua gara e Formula 1. Këtë vit, gara e Amerikës do të zhvillohet në pistën e Ostin më 24 tetor dhe një javë më vonë në Meksikë.

LEXO EDHE:

Back to top button