Nigeria konsiderohet si armik i vetes në Afrikë, kur gjërat nuk funksionojnë. Së fundmi kanë mposhtur Mozambikun me rezultatin 4-0, për të sigurar çerekfinalet.
Një episod mes dy yjeve të skuadrës, Viktor Osimhen dhe Ademola Lukman mori gjithë vëmendjen. Dhe pse si Osimhen edhe Lukman bënë mjaft mirë, sërish pakënaqësitë nuk u fshehën. Ishte minuta e 62-të e ndeshjes dhe Nigeria po fitonte 3 me 0.
Gjatë një goditje këndi, Osimhen dhe Lukman shkëmbyen fjalë përpara se t’i afroheshin njëri-tjetrit. Ishte kapiteni Ndidi që ndërhyri, që gjërat të mos shkonin më tej. Osimhen kërkoi edhe zëvendësim pas këtij episodi. Dhe kjo gjë ndodhi, ndërsa sulmuesi u duk mjaft i tensionuar. Incidenti që ishte surprizë nuk është sqaruar publikisht.
Në Nigeri u tha se gjithçka erdhi për shkak të pozicionimit dhe çfarë po ndodhte gjatë goditjes së këndit.
https://streamin.me/v/282457b6








