VIDEO/ Po kthehej në SHBA, Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionit

VIDEO/ Po kthehej në SHBA, Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionit

Presidenti amerikan pati një incident të vogël teksa përfundoi udhëtimin e tij tre-ditor në Evropë, në të cilin përfshihej vizita e fshehtë në Ukrainë dhe një ndalesë pasuese në Poloni.

Këtë herë presidenti 80-vjeçar amerikan është penguar nga shkallët e avionit.

Të martën, bashkëpunëtorja e presidentit amerikan, teksa zbriste nga shkallët e Air Force One, humbi ekuilibrin për pasojë u rrëzua përtokë.

Skena u përsërit, por pak më ndryshe, me protagonist vetë presidentin amerikan. Biden po ecte shkallëve për të hipur në aeroplan dhe pak para se të arrinte te dera ai u rrezua.

Askush nuk ishte pranë tij ta ndihmonte, por nuk kishte nevojë pasi u ngrit pothuajse menjëherë dhe shkoi brenda në avion.

Kujtohet se udhëtimi i presidentit 80-vjeçar ishte një fluturim i fshehtë, deri në Poloni dhe më pas në Ukrainë me tren.

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan pengohet në shkallët e Air Force One. Rënia e tij e parë ishte dy muaj pas marrjes së detyrës, ndërsa qershorin e kaluar kishte rënë nga biçikleta.

LEXO EDHE:

Back to top button