VIDEO / Porto mund Arsenalin në kohën shtesë, s’ka fitues në Napoli

Skuadra e Porto-s triumfoi 1-0 ndaj  Arsenalit në Portugali, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Portugezët u treguan mjaft të rrezikshëm në kundërsulme, duke bezdisur jo pak portën e mbrojtur nga Raja.

Djemtë e Konseisao-s shkaktuan drithërima në shkallët e stadiumit në pjesën e parë, Galeno “flirtoi” me golin, vetëm shtylla e ndali lojtarin. “Guners” nuk goditën asnjëherë në portë, teksa u përpoqën që të bëjnë diferencën me lojën nga krahët. Trossard shpërdoi një mundësi të mirë (51’).

Dhe në kohën shtesë, Porto “tundi rrjetën” e Arsenalit me Galeno-n, pikërisht në fundin e takimit.

 

Në Itali, ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës përfundoi 1-1. Të parët shënuan katalanasit me polakun Levandovski, ndërsa pak më vonë u përgjigj Osimhen për të barazuar shifrat në 1-1.

Në aktin e kthimit, do të vendoset skuadra e kualifikuar për në çerekfinale.

LEXO EDHE:

Back to top button