VIDEO / PSZH demonstroi forcën në Paris, Imobile fundos Bajern Munihun

Skuadra e PSZH-së tregon forcën e plotë në Ligën e Kampionëve, teksa mundi me 2-0, në ndeshjen e pare, Real Sosiedadit. Në minutën e 22-të, mysafirët spanjoll i afrohen shumë golit. Takefusa Kubo provoi një asist për Andre Silvan, por goditja e sulmuesit nuk ishte e saktë. E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e të besuarve të Luis Enrike. Nga brenda zonës lëviz bukur Ousmane Dembele, gjithsesi koordinimi i francezit s’ishte i duhuri.

Në pjesën e dytë, skuadrat treguan dëshirë për të sulmuar dhe dhuruan emocione për tifozët në shkallët e stadiumit në Paris. Kilian Mbappe zhbllokoi llogaritë në minutën e 58-të, duke dërguar në festë tifozërinë parisiene. Për golin e qetësisë mendoi Barcola në të 70-tën.

Surpriza e madhe vjen nga stadium “Olimpico”, ku Bajern Munihu  pësoi disfatë 1-0 nga Lacio. Elseid Hysaj la fushën e lojës në minutën e 60-të, duke i shqetësuar të gjithë në kampin Italian por edhe të kombëtarja e Shqipërisë. Episodi më i rëndësishëm i sfidës ishte ai i minutës së 67-te, kur Upamekano u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa lacialët “tundën rrjetën” me penallti falë Immobile-s.

Fokusi tashmë është te ndeshja e kthimit, (5 mars) me kampionët e Gjermanisë që do synojnë përmbysjen për t’u kualifikuar.

LEXO EDHE:

Back to top button