VIDEO/ PSZH përpos golit të Nejmarit, humb 2 pika në sekondat e fundit

Goli i brazilianit Nejmar dhe PSZH ndalet sërish, këtë herë nga Reims. Kampionët në fuqi të Francës nuk ia dolën të triumfojnë ndaj Reims në “Parc des Princes”, ndonëse kryesuan për shumë minuta 1-0, pasi miqtë barazuan në “frymën e fundit”.

Nejmar shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit, pas një topi që i doli edhe me fat në zonë në minutën e 51-të, megjithatë braziliani dribloi portierin dhe e dërgoi në rrjetë.

Sfida u komplikua në minutën e 59’, kur Verratti bëri një ndërhyrje të ashpër dhe pas rishikimit në “VAR”, arbitri vendosi ta nxjerrë jashtë me karton të kuq.

Në sekondat e fundit, ishte Balogun që shënoi golin e barazimit, duke u hequr dy pikë vendasve të Galtier. /Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button