VIDEO / Pulishiç zbarkon në Milano: Mezi pres të filloj punën

Futbollisti i kombëtares së SHBA-së, Kristian Pulishiç, ka arritur në Milano për ta kompletuar transferimin në ekipin italian. 24-vjeçari u largua nga Çellsi dhe pritet që skuadra e AC Milan të paguaj rreth 20 milionë euro për shërbimet e tij. Pasi arriti në aeroportin e Milanos, futbollisti me prejardhje kroate tha disa fjalë për tifozët.

“Përshëndetje tifozë, sapo kam arritur në Milano. Jam shumë i emocionuar. Mezi pres të filloj punën”, ishin fjalët e para të Pulishiçit pas arritjes në qytetin italian.

Kujtojmë se amerikani ka pasur një karrierë tejet interesante edhe pse është ende i ri në moshë. Ai luajti për Dortmundin qysh prej vitit 2014 dhe më pas u transferua në Çellsi. Në 297 paraqitje në total në të gjitha garat dhe klubet, Pulishiç realizoi 59 gola dhe bëri 60 asiste./Lajmi/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

LEXO EDHE:

Back to top button