(Video) Pyetja që ngatërroi izraeliten në konferencën për shtyp në Eurovizion: “Nuk duhet të përgjigjesh nëse nuk dëshiron”

(Video) Pyetja që ngatërroi izraeliten në konferencën për shtyp në Eurovizion: “Nuk duhet të përgjigjesh nëse nuk dëshiron”

Pasi u bë e ditur se cilat dhjetë shtete do të shkojnë në finalen e Eurovizionit, u mbajt një konferencë për shtyp në të cilën u shtruan pyetje për izraelitin Eden Golan, i cili shkoi në finale me këngën “Hurricane”.

Një gazetar nga Polonia ka pasur rastin t’i bëjë një pyetje përfaqësuesit të Izraelit – “A keni menduar ndonjëherë se meqë jeni këtu po rrezikoni pjesëmarrësit e tjerë dhe publikun?”

Një gazetar nga Polonia ka pasur rastin t’i bëjë një pyetje përfaqësuesit të Izraelit – “A keni menduar ndonjëherë se meqë jeni këtu po rrezikoni pjesëmarrësit e tjerë dhe publikun?”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by wiwibloggs (@wiwibloggs)

Drejtuesi i konferencës për shtyp tha menjëherë se “nuk ka pse të përgjigjet nëse nuk dëshiron”.

“Dhe pse jo”, kanë komentuar disa gazetarë.

Eden Golan fillimisht bëri një pauzë, më pas vendosi t’i përgjigjej pyetjes.

“Mendoj se të gjithë jemi këtu për një arsye, EBU ka marrë të gjitha masat për ta bërë këtë garë të sigurt për të gjithë ne. Mendoj se është e sigurt për të gjithë, përndryshe nuk do të ishim këtu”, tha Eden Golan në konferencën për shtyp.

LEXO EDHE:

Back to top button