VIDEO/ Qeni i presidentit të klubit në fushë, ndal ndeshjen!

Përballja në mes skuadrave zvicerane, Cyrih dhe Sion, në kuadër të xhiros së 21-të, u ndërpre për një arsye të pa pritur. Pran rezultatit 1-1, qeni i presidentit të Cyrihut, Ançilio Kanepa, u fut në fushë dhe për një kohë ndaloi sfidën e futbollit. Qeni i quajtur “Cookie” hyri në fushë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes kur po rridhte minuta e 40′. Qeni sillej vërdallë dhe nuk i bindej urdhërave të askujt, duke bërë vet presidentin që të zbresë shkalët e stadiumit për ta marrë atë.

 

Ai më pas doli me qetësi nga fusha kur dëgjoi thirrjen e Canepas. Të dy u larguan më pas poshtë në tunellin e stadiumit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 dhe Cyrihu, me këtë barazim qëndron në vendin e tretë në Superligën e Zvicrës.

LEXO EDHE:

Back to top button