VIDEO / Reali mund “Djajtë e Kuq”, Arsenali “deklason” Barcelonën

Janë luajtur disa miqësore klubesh në këtë fazë parapërgatitore, ku vëmendja ishte te sfidat Real Madrid-Mançester Junajted dhe Arsenal-Barcelona.

Spanjollët e Madridit arritën të fitonin pastër me rezultatin 2-0 ndaj “Djajve të Kuq”, ku një gol i Bellingham dhe një i Hoselu, mjaftuan për të marrë fitoren.

 

Sfida tjetër mes Arsenalit dhe Barçës ishte një nga ato ndeshje për finale, pasi edhe rezultati ishte tepër i bukur, me anglezët që fituan me shifrat 5-3.

Barça kaloi e para në avantazh me Levandovskin, por pak minuta më vonë ishte Saka që barazon shifrat. Më pas Rafinja kalon përsëri në avantazh spanjollët, por Arsenali barazon shifrat përsëri në fundin e pjesës së parë me Havertz.

Pjesa e dytë foli anglisht, pasi Arsenali gjen dy herë avantazhin, me Trossard i cili shënon dopietë. Më pas Ferran Torres ngushton rezultatin në 4-3, por në fundin e lojës Fabio Vieira e çon rezultatin përfundimtar në 5-3.

LEXO EDHE:

Back to top button