VIDEO / Referi ndal ndeshjen, për të propozuar martesë basketbollistes!

Një rast i pazakont ka ndodhur në basketbollin e femrave në Malin e Zi. Në ndeshjen mes Podgoricës e Buduçnostit, gjyqtari i ndeshjes ndërpreu për një moment ndeshjen dhe i propozi martesë të dashurës së tij, basketbollistes Violeta Lazareviq.

Kur basketbollistja e Buduçnostit, Violeta Lazareviq , po përgatitej për gjuajtje të lira, gjyqtari kryesor Stefan Vukoviq, iu afrua nga pas dhe u ul në gjunjë në dysheme.

Ai i bëri propozimin e martesës, propozim që mori miratimin e basketbollistes./Indeksonline

LEXO EDHE:

Back to top button