VIDEO / Reijnders në Milano, për të kryer testet mjekësore

Tijjani Reijnders ka arritur në “Clinica La Madonnina” për t’i kryer testet mjekësore me Milanin, para transferimit të tij nga AZ Alkmaar. Mesfushori holandez zbarkoi në aeroportin “Linate”, të hënën në mbrëmje, duke thënë se ai pranoi ofertën e Milanit pas ‘thirrjes së parë’.

Ai mbërriti në “Clinica La Madonnina” për testet mjekësore me gjigantët e Serie A. Reijnders do t’i bashkohet kuqezinjve nga AZ Alkmaar për 25 milionë euro, duke përfshirë bonuset, duke nënshkruar një kontratë prej 1.7 milion euro në sezon.

Ai është nënshkrimi i tretë veror i Milanit në mesfushë pas Ruben Loftus-Çeek e Kristian Pulishiç, të cilët iu bashkuan “kuqezinjve” nga Çellsi.

LEXO EDHE:

Back to top button