VIDEO/ Romelu Lukaku shpërthen ndaj Barellës në fushë

Skuadra e Interit u ndesh në Genoa me Sampdorian dhe sfida përfundoi në barazimin 0-0. Një skenë që mori të gjithë vëmendjen në fushën e lojës ishte ajo në pjesën e parë mes Lukakut dhe Barellës.

Lukaku ka humbur shumë nga forma e tij fizike dhe kjo dallohet qartë në fushë. Gabimet në kontrollin e topit kanë qenë të shumta për të në këtë sezon dhe u panë edhe në ndeshjen e djeshme. Sulmuesi belg nuk arriti të kontrollonte si duhet një top dhe Barella ka shfaqur pakënaqësi. Duket se Barella u ankua për Lukakun, gjë që belgu nuk e priti mirë dhe reagoi. Kamerat kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe Lukakun nuk e mbajnë aspak nervat dhe i drejtohet shokut të tij të ekipit.

 

“Mjaft! Mjaft tani! Kuptove? Mos bëj kështu. Shko P**dhu, Bir K****.”

 

Sigurisht që ky fjalor nuk i ka pëlqyer askujt nga pala zikaltër.

 

LEXO EDHE:

Back to top button