VIDEO / Ronaldo zemërohet, kur Milinkoviç-Saviç shpallet lojtari i ndeshjes

Mentaliteti i Kristiano Ronaldos është i njohur. Me shumë mundësi është arsyeja që e ka bërë të fitojë 5 “Topa të Artë” dhe 5 trofe nw Ligwn e Kampionwve, si dhe të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar në moshën 38 vjeçare.

Pas fitimit të Kupës së Kampionëve të Arabisë për klube, në të cilën ai ishte vendimtar me dy gola kur skuadra e tij ishte me 10 lojtarë, portugezi ishte protagonist edhe gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut, në të cilin fitoi dy çmime: golashënuesi më i mirë i turneut me gjashtë gola, tre më shumë se Benzema, dhe kupën e kompeticionit.

Por ai donte një “hat trick” të tij të veçantë. Organizatori ia dha çmimin për lojtarin më të mirë në finale Milinkovic-Savic-it, diçka me të cilën Kristiano Ronaldo nuk ishte dakord.

 

Pamjet kanë kapur Ronaldon duke bërë gjeste, në lidhje me dy golat e shënuar, të cilët për organizatorin ishin të pamjaftueshëm për t’i dhënë çmimin portugezit. Një demonstrim më shumë i ambicies së tij të pakufishme, ajo që e bën të fitojë në masë të barabartë urrejtësit dhe admiruesit e tij.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button