VIDEO / Sahiti vendos derbin e Kroacisë, Hajduku lider i ri  

Emir Sahiti e vendosi derbin në mes Hajduk Splitit dhe Dinamo Zagrebit që u zhvillua në kuadër të javës së dhjetë. Super dueli nisi me një ritëm të kujdesshëm, me dy skuadrat që ishin në dijeni për cilësitë e njëra-tjetrës. Pjesa e parë përfundoi pa ndonjë aksion serioz, por që në 45 minutat e dytë ishte një pamje krejtësisht tjetër.

Në minutën e 59-të, Emir Sahiti realizoi golin vendimtar, duke ia fituar tri pikë Hajdukut, në derbin e zjarrtë. Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë sezon për Sahitin, por që ka një peshë të madhe, duke ditur se u shënua në derbi.

Pas javës së dhjetë, Hajduku vazhdon të jetë lider me 21 pikë, tri më shumë se Rijeka dhe pesë më shumë se Dinamo.

LEXO EDHE:

Back to top button