VIDEO/ Serhio Ramos publikon një këngë të re?!

Duket se ardhmja e Serhio Ramosit do të jetë shumë larg futbollit dhe do ta inkorporojë në një industri tjetër të argëtimit, atë muzikore.
Mbrojtësi i Sevilja-s, ka publikuar një këngë me grupin “Los Yakis”. Spanjolli është përfshirë në botën e muzikës para disa vitesh, megjithatë këngët e publikuara nga ai nuk kanë qenë të shumta.
Ndërsa tashmë në moshën 37-vjeçare, kur duket se karriera në futbollin e luajtur është drejt perëndimit, Ramos është ripërfshirë në botën e muzikës, duke publikuar këngën “NO ME CONTRADIGAS”.