VIDEO / Shaqiri, gol dhe asist në fitoren e Çikago Fire

Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij Çikago Fire në udhëtim te Vankuver Uajtkaps me rezultat 1-3. Ishte minuta e 13-të e ndeshjes, kur ylli kosovar lëshoi një goditje nga distanca me këmbën e tij të djathtë për të kaluar Çikagon në epërsi 0-1.

E krejt në fund të ndeshjes, Shaqiri ishte përsëri protagonist kur kësaj radhe asistoi te Muller që realizoi për rezultatin përfundimtar 1-3. Ky ishte goli i katërt i Xherdanit me fanellën e skuadrës amerikane, derisa ka bërë edhe 9 asiste.

Me këtë fitore Çikago Fire, ngritët në pozitën e nëntë në Konferencën e Lindjes në MLS.

LEXO EDHE:

Back to top button