VIDEO/ Sherr në ballafaqimin e parë, ndërhyjnë forcat e sigurisë

Boksieri britanik Tomi Fjuri dhe personazhi i njohur i “YouTube”-s, Xhejk Poll, kanë rënë dakord për të dueluar mes tyre më 26 shkurt, sfidë që do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Kjo është hera e tretë që caktohet ky duel, që në dy rastet e para ka dështuar të organizohet.

Dy personazhet e njohur atë ringut, kanë qenë “ballë për ballë” në një takim për ta promovuar këtë duel dhe për pak sa nuk janë zënë më grushte. Pasi kanë takuar kokat, ata janë shtyrë dhe kanë ndërhyrë forcat e sigurisë për t’i ndarë. Nuk kanë munguar fyerjet e sharjet mes tyre.

 

Tomi Fjuri, 23 vjeç, është vëllai i kampionit të botës në peshën e rëndë Tajson Fjuri dhe ka një rekord prej 8 fitoresh e asnjë humbje. ndërsa Xhejk Poll, një personazh i “You Tube”, ka një rekord prej 7 fitoresh dhe asnjë humbje. Dueli i tyre është me 8 raunde dhe pritet të jetë një burim i mirë fitime për dy boksierët./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button