VIDEO/ Shfaqet biseda e Guardiola-De Bryjne: Ia dolëm. E bëmë Kev!

Man. Siti më në fund arriti të fitojë Ligën e Kampionëve pasi mposhti Interin me rezultat 1-0 në finalen e zhvilluar në Stamboll në fillim të këtij muaji. Ka qenë misioni i Guardiolës për të fituar trofeun prestigjioz që kur ai iu bashkua klubit në vitin 2016, pasi pësoi dhimbje në vitin 2021 kur skuadra e tij humbi nga Çellsi.

Por, ai më në fund mori trofeun në duar pas fitores së ekipit të tij ndaj Interit dhe u dëshmua të ishte një udhëtim emocional. Kjo gjykohet nga biseda e 52-vjeçarit me mesfushorin belg, De Brujne, pas përfundimit të ndeshjes, i kapur nga filmi zyrtar i shkurtër I Sitit.

 

Reprezentuesi belg falënderoi Guardiolën, i cili tha: “Ne ia dolëm. E bëmë. Ia dolëm. Shtatë vjet luftë, ia dolëm. E bëmë, Kev! Tani e kemi!”.

Tifozët e kampionit të Evropës e pëlqyen momentin prekës mes Guardiolës dhe De Brujne. Kjo është hera e tretë që Pep Guardiola fiton Ligën e Kampionëve si trajner, pasi e ka fituar atë dy herë gjatë periudhës së tij te Barcelona. Por, ishte hera e parë që De Brujne kishte fituar garën evropiane gjatë karrierës së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button