[VIDEO] Shikoni një garë mes dy robotëve: njëri me atlete, tjetri vrapon zbathur
[VIDEO] Shikoni një garë mes dy robotëve: njëri me atlete, tjetri vrapon zbathur

Robot Era, një kompani që zhvillon robotë humanoidë, ka tërhequr sërish vëmendjen e entuziastëve të teknologjisë në mbarë botën.
Vrapimi në shkretëtirë me shpejtësi të madhe ofron një vështrim në të ardhmen e mundshme të robotëve humanoidë të krijuar për mjedise reale.
Videoja u xhirua në fund të muajit të kaluar dhe tregon dy robotë humanoidë Star1 duke garuar nëpër shkretëtirë. Ata lundrojnë në shtigje shkëmbore, zona me bar dhe rrugë gjarpëruese.
Njëri prej robotëve vrapon “zbathur”, ndërsa tjetri mban atlete, të cilat, siç doli, luajtën një rol të rëndësishëm në rezultatin e garës.
Ndërsa Robot Era nuk ka zbuluar shumë detaje rreth robotit Star1, ne dimë disa specifika kryesore: është 171 cm i gjatë dhe peshon 65 kg dhe qëndron “drejt” gjatë lëvizjes.
Në garën e shkretëtirës, roboti me atlete filloi pas kundërshtarit të tij, por shpejt e mbylli hendekun. “Robot Era” raportoi se “Star1” i veshur ka arritur një shpejtësi prej rreth 13 km/h dhe ka arritur të qëndrojë në epërsi për 34 minuta.