[VIDEO] Shikoni si duket menyja në një kopsht fëmijësh francez: “Është më mirë se në një restorant”

Isabel Bertholomi nga SHBA u transferua në Francë dhe një nga gjërat që e befasoi këndshëm ishte menyja në kopshtin ku shkojnë fëmijët e saj. Pse? Për nga cilësia është konkurruese me një restorant.

“Jam shumë me fat që jetoj në një vend që e vlerëson kaq shumë ushqimin e shëndetshëm”, thotë kjo nënë, e cila është dhe dietologe.

Ajo shpjegoi se fëmijëve të saj çdo ditë u shërbehet një meze, pjatë kryesore, djathë dhe ëmbëlsirë, si dhe pajisen me pjata dhe takëm.

“Është si një restorant i vogël parizian për fëmijë”. Përveç kësaj, 80 për qind e ushqimit është organik”, shton ajo.

Më pas Isabelle kalon nëpër menunë e javës dhe opsionet do t’i bëjnë përshtypje edhe kritikëve më të ashpër.

“Të hënën kanë sallatë domate, krutona dhe vinegrette”. “Më pas hanë peshk me patate, Camembert organik dhe sherbet limoni për ëmbëlsirë”, zbuloi ajo.

@isabellebertolami This is what 3-6 year olds are eating for lunch in Paris this week #kidsfoodideas #kidsfood #healthyfood #foodie ♬ original sound – American mom in Paris/Aix🇫🇷

Të martën, fëmijët shijojnë sardelet mbi bukë, pastaj një omëletë me kërpudha, kunguj të njomë dhe patate. Për ëmbëlsirë kanë kos organik dhe fruta.

Të mërkurën hanë sallatë qiqrash me domate, qepë dhe mish viçi, më pas tortën e djathit dhe purenë e karotave dhe për ëmbëlsirë kos me gështenja dhe lyerje frutash.

E enjtja është dita vegjetariane. Fëmijët hanë sallatë me avokado, misër dhe domate, oriz me perime, puding soje me çokollatë dhe fruta.

“Sot, e premte, hanë gjalpë dhe djathë në bukë të thekur, midhje ose vezë (zgjedhja e tyre) me patate të skuqura dhe bukë me mjedër për ëmbëlsirë”, përfundoi Isabelle.

 

LEXO EDHE:

Back to top button