VIDEO / Shkëlqen Foden me 3 gola, Siti mund Brentfordin

Man. Siti përmbys me rezultatin 1-3 Brentfordin në “Brentford Community Stadium”, duke qëndruar bindshëm në garën për titullin e Premier Ligë.  Ky takim u dominua nga “qytetarët”, megjithatë ishin vendasi, ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 21’, pas asistit të dhuruar nga Fleken, Maupaj zhbllokoi sfidën dhe kaloi vendasit në avantazh.

Ndeshja vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 45+3’, kur Foden gjeti rrugën drejt rrjetës dhe barazoi për Siti-n. Më pas në minutën e 53’ Foden realizoi golin e dytë, teksa në minutën e 70’ bëri “hat-trick” dhe vulosi fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës.

Pas javës së 23-të të Premier Ligës, Brentford renditet në vend të 15-të me 22 pikë, teksa Man. Siti renditet në vend të dytë me 49 pikë, dy më pak se Liverpulli kryesues, por me skuadrën e Guardiolës që ka një ndeshje të pa zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button