Video/ Shkëndija “manita” në portën e Vardarit

Lideri aktual në Ligën e Parë, skuadra e Shkëndijës, vazhdoi serinë e ndeshjeve pa disfatë ndaj Vardarit, duke regjistruar ndeshjen e 13-të radhazi në 3 vitet e fundit, pasi sot në derbin e javës së 9-të “demoloi” Vardarin me 5-1. Vendasit hapën rezultatin përmes Popzlatanovit, para se Shkëndija të shënojë 5 herë në portën e Vardarit. Ramadani dhe Ahmedi sollën epërsi në pjesën e parë, ndërsa në vazhdim, shënuan Ibraimi dhe Totre, ndërsa Ahmedi, nga penaltia, vulosi rezultatin përfundimtarë, 5-1 në të mirë të Shkëndijës.

Të dielën zhvillohet 5 duelet e tjera të javës së 9-të.  Renova në Gostivar, do të përballet me Pelisterin, ndërsa Struga Trim Lum sfidon Bellasicën. Në Veles, Boreci takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Akademija Pandev dhe Sileksi, do të përballen me FC Shkupin dhe Rabotniçkin. Të gjithë ndeshjet e javës së 9-të, nisin në orën 14.30. (Foto: Gol.mk)

Tabela

Liga e Parë – Java 9

Vardari 1 – 5 Shkëndija

Renova – Pelisteri

Struga Trim Lum – Bellasica

Boreci – Makedonija Gj.P.

Sileksi – Rabotniçki

LEXO EDHE:

Back to top button