VIDEO / Shqipëria dominon Çekinë, por merr vetëm një pikë

Kombëtarja e Shqipërisë u ndal në barazimin 1-1 në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë. Kuqezinjët ishin dominues në pronësimin e topit dhe krijimin e rastev në 45 minutat e para, duke detyruar që Çekia të mbrohet gjatë gjithë kohës , duke mos krijuar asnjë rast për të shënuar gol. Mirëpo gjërat nuk nisën mirë për kuqezinjët në vazhdim, pasi që disa gabime në mbrojtje, sollën në Çerni të jetë në zonë dhe I pambuluar, duke shfrytëzuar mundësinë e pastër, për të munduar Etrit Berishën në minutën e 58-të për 1-0.
Goal! | Václav Černý | 🇨🇿 Czech Republic 1-0 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/nxDaKqkyR1
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 7, 2023
Dhe vetëm 8 minuta më vonë, një gabim të mesfushës çeke, e shfrytëzon më së miri Nedim Bajrami, që shënon një gol fantastic nga 20 metra, për të barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 66-të.
Shqipëria vazhdoi me tempon e njëjtë, duke sulmuar portën vendase, por duke mos konkretizuar disa raste të volitshme. Ndërkohë sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku dhe ai nga Mitrovica, Arbnor Muja regjistruan debutimin me fanellën e Shqipërisë. Daku është inkuadruar në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 60-të, ndërkaq Muja në të 69-tën minutë.