VIDEO/ Sorlot, pas katër golave në rrjetën e Realit prin listën e golashënuesve

E vetmja garë në La Liga, e cila është ende aktive është ajo për “Këpucën e Artë” të golashënuesit më të mirë në Spanjë. Në xhiron e parafundit në krye u ndal sulmuesi norvegjez i Vijarealit, Sorloth, i cili çuditërisht i shënoi plot 4 gola kampionëve të Realit, duke parakaluar sulmuesin ukrainas të Xhironës, Dovbyk, i cili realizoi vetëm një gol në triumfin 1-3 ndaj Valencias.
Teksa ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit, gara për “Këpucën e Artë”, po duket disi qesharake, me sulmuesit që shënojnë me lëhetësi, në portat kundërshtare.
Në javën e fundit Xhirona do të presë Granadën, ndërsa Vijareali do të përballet me Osasunën në transfertë. Momentalisht Sorlot kryeson renditjen me 23 gola, dy me shumë se ukrainasi Dovyk.