Aplikacioni muzikor “Spotify” dje ndau rezultatet e përdoruesve të tij dhe dha një pasqyrë të artistëve dhe këngëve më të dëgjuara në vitin 2023.
Lista e këngëve më të luajtura përbëhet nga 50 hite, madje disa prej tyre janë vendosur në tabelën e Billboard në 12 muajt e fundit.
Hiti i Miley Cyrus Flowers ishte kënga më e transmetuar në botë, me më shumë se 1.6 miliardë transmetime në mbarë botën. Kënga u publikua në janar të këtij viti dhe flet për dashurinë ndaj vetes, forcën e brendshme dhe vetëbesimin.
Artisti më i transmetuar në vitin 2023 ishte Taylor Swift, me më shumë se 26.1 miliardë transmetime globale që nga 1 janari.
Ky informacion nuk është befasues sepse ylli botëror u bë miliarder këtë vit falë turneut “Eras”.
Kur bëhet fjalë për albumet, shumica e tyre dalin para vitit 2023. Albumi më i transmetuar i vitit ishte Un Verano Sin Ti i Bad Bunny, me më shumë se 4.5 miliardë transmetime në mbarë botën.