VIDEO/ Stërnipi i Musolinit shënon gol dhe ndez tifozët me “përshëndetjen romake”

Romano Floriani Musolini, stërnipi i diktatorit italian, u bë i famshëm muaj më parë kur filloi të spikaste në akademinë e të rinjve të Lazios.

Tani ai është rikthyer në skenë, duke shënuar golin e tij të parë si profesionist për Juve Stabianin në ndeshjen ndaj Çesenës. Lojtari 21-vjeçar, i huazuar nga Lazio, ka thënë se dëshiron të quhet Romano Mussolini dhe jo Romano Floriani.

Pas golit, futbollisti ka festuar me “përshëndetje romake”, që është përdorur nga krahu fashist në kohën e “Duçes”./Indeksonline/

 

LEXO EDHE:

Back to top button