VIDEO / Stuhia e rërës “gëlltit” Bagdadin

Një pjesë e Irakut u mbulua nga një re pluhuri portokalli, pas stuhive të rërës së fundit, që janë bërë më të shpeshta. Dhjetra njerëz janë shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit, raportoi Guardian.
Një re e trashë pluhuri ra në rrugët e Bagdadit dhe avionët u ulën për shkak të dukshmërisë së dobët në Bagdad dhe Najaf. Ndërkohë sipas një deklarate nga shërbimi meteorologjik lokal pritet një tjetër stuhi shkretëtirës brenda ditëve në vijim.
“Fluturimet janë pezulluar në aeroportet e Bagdadit dhe Naxhafit për shkak të një stuhie rëre”, tha Jihad al-Diëan, një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Dukshmëria është më pak se 500 metra dhe aeroplanët do të vazhdojnë me fluturimet kur të përmirësohet moti. Ekspertët thonë se stuhitë e shkretëtirës mund të bëhen më të shpeshta për shkak të thatësirës dhe reduktimit të reshjeve.