VIDEO / Suedia “lehtësisht” mund Kosovën me 3-0

Kombëtarja e Suedisë, si edhe në takimin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, mundi Kosovën me rezultat identic 3-0. Florent Hadërgjonaj preku topin me dorë dhe pas rishikimit të VAR-it, u akordua penallti të cilën e konkretizoi Emil Forsberg (29’).
Pastaj, Kosova rrezikoi në minutat e mbetur, mirëpo assesi nuk e gjeti rrugën drejtë golit, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Kosova e nisi më mirë pjesën e dytë, duke ndërtuar disa aksione të shpejta. Në fakt, “Dardanët” gjetën golin përmes Vedat Muriqit që u asistua nga Milot Rashica, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Aleksander Isak që realizoi një supergol nga distanca për të dyfishuar epërsinë.
Nga aty, Suedia e mori prapë posedimin dhe për golin e tretë, u përkujdes i inkuadruari Robin Quaison që dribloi mes dy lojtarëve dhe e konkretizoi në gol. Vlen të ceket se në këtë takim debutoi ylli i Hammarbyt, Astrit Selmani.
Me këtë humbje, Kosova renditët e katërta me katër pikë, derisa Suedia zë pozitën e dytë me 12 pikë.