VIDEO / Talenti shqiptar realizon golin e 10-të në kampionat

Kristian Shpendi gjen golin e 10-të në Serinë C në këtë sezon. Sulmuesi 20-vjeçar i Çesenës realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1-1 kundër Torres, në kuadër të javës së 18-të.

Futbollisti i përfaqësueses shpresa të Shqipërisë e tundi rrjetën pak pasi kishte nisur pjesa e dytë e takimit mes rivalëve për kreun e Grupit B të Serisë C, mirëpo 4 minuta më vonë, miqtë barazuan me Fischnaller, me rezultatit që nuk ndryshoi më në minutat e mbetura.

Falë këtij rezultati, Çesena ruan kreun e grupit B, në Serie C, me vetëm 2 pikë më shumë se skuadra e Torres. Ndërkaq, Kristian Shpendi mbetet kryegolashënues i këtij grupi me 10 gola, një më shumë se Morra i Rimimi dhe Volpicelli i Pineto.

LEXO EDHE:

Back to top button