VIDEO/ Tensione tek Atalanta, Juriç përplaset me Lukmanin
Momente tensioni te Atalanta gjatë ndeshjes kundër Marsejës. Kur Ademola Lukman u zëvendësua nga Musah në minutën e 75-të. Ai u ndal me forcë nga trajneri Ivan Juriç, i cili iu afrua dhe i kapi krahun.
Përpara se tensioni të përshkallëzohej, ndërhyrja e De Run dhe disa anëtarëve të stolit i ndau të dy, duke e dërguar nigerianin përsëri në stol.
I pranishëm në “Sky Sport”, Juriç, shpjegoi se çfarë ndodhi me Ademola Lukman në momentin e zëvendësimit, kur të dy u përballën fytyrë më fytyrë:
“Janë gjërat e zakonshme për të cilat flasim çdo të diel, si De Bryjn në Napoli apo diku tjetër. Lojtarët ndonjëherë nuk e pranojnë daljen nga loja, ka reagime të tepruara dhe aty mbaron, zgjidhet në dhomat e zhveshjes.
Të gjithë i kemi përjetuar këto situata, ndodhin: në momentin e nxehtë reagimet janë pak më të forta, por ajo që ka rëndësi është Atalanta dhe skuadra. Për të mirën e ekipit duhet të sillesh siç duhet; pastaj unë e kuptoj, nuk është problem. Për mua gjithçka kalon, e rëndësishme është Atalanta.”
Lookman and Juric going at it👀👀 pic.twitter.com/0X9z9iRtXv
— DB (@BirdyShirts) November 5, 2025






