VIDEO / Tifozët spanjoll ndaj futbollistit Manor Solomon: “Izraelitët janë vrasës”

Futbollisti izraelit Manor Solomon, i cili aktualisht është i huazuar nga Totenhami te klubi spanjoll Viljareal, u bë figurë qendrore në ndeshjen në të cilën skuadra e tij festoi kundër Seviljas (2-1), por jo vetëm për shkak të golit, por edhe për shkak të ofendimeve politike nga tribunat.

Anëtari 26-vjeçar i kombëtares izraelite hyri në lojë në minutën e 83-të të ndeshjes në stadiumin ikonik “Ramon Sançez-Pizhuan”, ku u prit nga një breshëri vërshëllimash dhe fyerjesh nga disa prej tifozëve të ekipit vendas.

Ndërsa ai hyri në fushë, nga tribunat shpërthyen britma: “Izraelitët janë vrasës”.

 

Fyerjet erdhën veçanërisht nga grupi ultras “Biris Norte”, i cili publikoi një mesazh edhe para ndeshjes.

“Ky përkrahës i gjenocidit po na viziton shtëpinë. Jemi të qartë për këtë çështje… Nuk ka vend për sionistët në Nervion”, shkruan anëtarët e këtij grupi përpara ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button