Video / Toni Fergusoni përjeton disfatën e dytë radhazi

Ish kampioni I arteve marciale në “UFC” në peshat e lehta, Toni Ferguson, ka humbur përballjen ndaj Çarlls Oliveira. Kjo humbje e Fergusonit është e dytë radhazi pas disfatë ndaj Xhastin Gaetjes. Toni Ferguson humbi përballjen me Oliveiran me vendim të arbitrave, të cilët konfirmuan dominimin e atletit nga Brazili. Ferguson, tani 36 vjeçar, po konsiderohet si një hije e luftëtarit që ishte më herët dhe se ditët e tij më të mira kanë përfunduar.

Mendova se lufta e fundit ishte prekur nga ulja e peshës dhe ne do të shihnim Fergusonin e vjetër. Shumica e personave nuk mund ta përballojnë atë krah (kundër Oliveira). Fakti që ai madje e bëri atë është i pabesueshëm dhe vetëm një dëshmi se sa i fortë dhe i qëndrueshëm dhe i çmendur është Toni Ferguson. Normalisht që është e mundshme të ketë kaluar ditët më të mira, Tony duhet të shkojë në shtëpi dhe të kalojë kohë me familjen, të mendojë seriozisht atë që do të bëj të ardhmen, pastaj do shohim çdo të ndodhë. Është normale në këtë sport, kur luftoni për një kohë të gjatë”, ka thënë mes tjerash Dana Uajt, presidenti i UFC.

LEXO EDHE:

Back to top button