VIDEO / Truproja futet drejt në ndeshje…..sheh rrezikun!

Ishte një Leo Messi i kohëve të mira ai që  dha një leksion futbolli Sporting Kansas City-t, i mundur 3-2 në shtëpi nga Inter Majami, me një gol të mrekullueshëm të 36-vjeçarit argjentinas, i cili më parë kishte edhe një asist të bukur.

Ndeshja në stadiumin Arrowhead ishte shpërthyese, e gjallëruar edhe nga futja në fushë e një tifozi që donte të shkonte të përqafonte Messin, por nuk e kishte marrë parasysh atë, të pamëshirshmin, njeriun në mision, atë që nuk e humbet Leon nga sytë as për një çast, brenda dhe jashtë fushës.

Po flasim për truprojën e tij Yassine Cheuko, një mal me muskuj me aftësi në artet marciale. Tifozi nuk kishte ka kohë as ta përqafonte Messin dhe të bënte një selfie me të, pasi është ndalur nga Cheuko.

Në fund gjithçka u zgjidh pa pasoja të mëtejshme, edhe për shkak të qëllimeve të qarta paqësore të djalit, i cili megjithatë mundi të përjetonte nga afër se çfarë do të thotë të ‘sfidosh’ truprojën e Leos.

LEXO EDHE:

Back to top button