Video / Uzuni, shënoi gol spektakolar ndaj Betisit

Myrto Uzuni është duke shkëlqyer këtë edicion te Ferencvarosi, shkruan. Ekipi hungarez nuk arriti të bëj ballë skuadrës spanjolle të Betisit, që shënoi fitore me rezultat 1-3.

Golin për Ferencvaroshin e shënoi futbollisti i Shqipërisë, Uzuni duke konfrimuar formën e lartë që po kalon këtë edicion. Ishte minuta e 44’ e ndeshjes kur Myrto Uzuni bëri presion tek mbrojtja e Betisit duke arritur të vjedh topin dhe mjeshtërisht shënoi një gol të bukur jashtë zone.

Ky gol ishte i 13-ti për Uzunin këtë sezon në 17 ndeshje të zhvilluara, ndërsa ka edhe gjashtë asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button