VIDEO / Vazhdon mallkimi i disfatave për kombëtaren më të dobët në botë

Disfatat duket se janë kthyer në një makth për kombëtaren e San Marinos, që ka plot 20 vite që nuk provon shijen e fitores, duke u konfirmuar si kombëtarja më e dobët në botë.

Edhe në ndeshjen miqësore ndaj Sain Kits and Nevis, San Marino, nuk arriti të thyente tersin duke u mposhtur me shifrat 1-3. Edhe pse kuotoheshin si favoritë nga kompanitë e basteve, bardhekaltërit u mposhtën me përmbysje, duke vijuar serinë e gjatë të rezultateve negative.

Seria më e gjatë pa fitore në futbollin ndërkombëtare, vijon të mbetet aktive, teksa vlen të theksohet fakti se këto dy kombëtare do të përballen në një tjetër miqësore gjatë ditës së diel. Hera e fundit që San Marino fitonte një ndeshje, ishte 28 prilli i vitit 2004 ndaj Lihtenshtajnit.

LEXO EDHE:

Back to top button