VIDEO / Vedat Muriqi, vendimtar për Lacio

Skuadra e Lacios, me vështirësi është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke mposhtur Parman me rezultat të ngushtë 2 – 1. Ishte ylli kosovar, Vedat Muriqi që më në fund ‘theu’ akullin dhe ia doli të realizoi për skuadrën italiane prej transferimit nga Fenerbahçe.  Së pari, Parolo pas asistimit të Pereiras kaloi vendasit në epërsi (23′). Kjo epërsi mbeti deri në fundin e ndeshjes, ku doli Mihaila që barazoi rezultatin (83′).

 

Kur mendohej se ndeshja do përfundonte me këtë rezultat, ashtu nuk mendoi Muriqi që shënoi për fitoren e Lazios në minutën e fundit (90′). Ndeshja e radhës për Lazion, është mjaftë e vështirë, sepse përballen me Atalantan me 27 janar.

LEXO EDHE:

Back to top button