VIDEO / Vonon lojën dhe dënohet me goditje me top!

Skuadra e Romës shënoi fitore 2-1 në terrenin e Ajaksit, në kuadër të sfidës së parë të çerekfinales në Liga Evropa. Përpos lojës së mirë dhe tre golave, regjistruam edhe një moment të çuditshëm, disa minuta para mbylljes së takimit në stadiumin në Amsterdam.
Rikardo Kalafiori dëshironte që të ekzekutojë goditje anësore, dhe me qëllim harxhonte kohën, ndërsa një djalosh që kujdeset që topat e futbollit të kthehen në linjën anësore u nervozua dhe me qëllim goditi futbollistin e Romës. Ky i fundit u nervozua dhe dërgoi fjalë të rënda për djaloshin, ndërsa arbitri kryesore për këtë vepër e ndëshkoi me karton të verdhë futbollistin e Romës.