VIDEO/ Xhirona “marshon” drejt titullit kampion

Janë me të vërtetë surpriza e këtij sezoni. Skuadra e Xhironws ka treguar edhe një herë se është pretendente e denjë për fitimin e titullit kampion të La Liga, teksa ka mundur me rezultatin e thellë, 3 me 0, skuadrën e Alavesit, në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit spanjoll të futbollit La Liga.
Një dopietë e “bomberit” ukrainas, Artem Dovbik, në minutat 23’ e 59’, si dhe një gol i Portu, në minutën e 42’-të i mjaftuan djemve të teknikut Miçel, për të siguruar fitoren e radhës në këtë edicion të La Liga-s.
Falë kësaj fitoreje, Xhirona është ngjitur në kuotën e 44 pikëve, duke “parakaluar” sërish “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët gjenden në kuotën e 42 të tillave dhe pritet që tashmë të ketë një garë “kokë më kokë” mes këtyre ekipeve për trofeun. Në krahun tjetër, skuadra e Alavesit mbetet në vendin e 13-të të renditjes, me vetëm 16 pikë.