VIDEO / Zbulohet mënyra e stërvitjes të Marsel Jakobsit

Sprinteri italian, Marsell Jakobs arriti ta rrëmbejë medaljen e artë olimpike në garën 100 metra, ku pati një rekord prej 9.80 sekonda. Jakobs arriti ta shuajë dominimin e Usain Bolt i cili fitoi në “Pekin 2008”, “Londër 2012” dhe “Rio 2016”.
Në mediat italiane po qarkullon një video e Jakobsit ku shihet duke u stërvitur me një veturë që ka një lloj karroce të kapur. Kjo ishte në fakt një shpikje nga Antonio Dal Monte, profesori italian 90 vjeçar i cili e kishte dhënë këtë ide rreth 30 vite më parë në Institutin e Shkencave të Sportit në Koni.
Ideja e Dal Montes ishte që të përdorej një lloj mbrojtje aerodinamike për sprinterët në mënyrë që ata të arrinin kulmin e fuqive gjatë vrapimit të tyre. “Karroca” e lidhur me automjetin siguron një mbrojtje aerodinamike duke bërë që neuronet muskulare të stimulohen duke prodhuar shpejtësi më të madhe të atletit.
Rezultati është që në fund të garës, atleti arrin 13 metra në sekondë, dhe i fundit ishte Jakobs i cili u stërvit në këtë mënyrë para katër muajsh.
https://www.youtube.com/watch?v=PSudYGcbV68&t=3s