(Video) “Zhan Mitrev” seanca u shty për më 12 maj, Mitrev u “përcoll” nga protestuesit

(Video) "Zhan Mitrev" seanca u shty për më 12 maj, Mitrev u "përcoll" nga protestuesit

“Zhan Mitrev” seanca u shty për më 12 maj, Mitrev u “përcoll” nga protestuesit

Edhe seanca e dytë gjyqësore për rastin “Zhan Mitrev” u shty për me datë 12 maj. Në Gjykatën Penale sot i pranishëm ishte i akuzuari kryesor, Zhan Mitrev ndërkaq para gjykatës atë e prisnin familjarë të viktimave siç thonë ata, nga metoda e hemofiltrimit e përdorur në këtë spital privat.

“I afërmi jonë nuk vdiq nga Kovid, por nga lëshimet e Zhan Mitrev”,
“Hemofiltrimi i mbyti të afërmit tonë, kërkojmë përgjegjësi”,
“Profiter në kurriz të të infektuarve me Kovid-19” ishin disa prej parullave të familjarëve.

Prokurorja publike Iskra Hxhi Vasileva nga gjykata kërkoi që të mbahen më shumë seanca gjyqësore për këtë lëndë në mënyrë që të gjykimi të përfundojë në afat të arsyeshëm ligjor.

Mitrev akuzohet për kryerje të veprës penale “Mashtrim”. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë pacientët për përfitime ligjore.

 

LEXO EDHE:

Back to top button