VIDEO/ Zllatan Ibrahimoviç shpërthen në lot nga pritja spektakolare

Kombëtarja e Suedisë pësoi humbje 0-3 ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit miqësore gjatë këtij muaji. Por, duket se rezultati ishte në plan të dytë, pasi Zlatan Ibrahimoviç ishte mysafir special në stadiumin e Brondbit.

Ibra u pensionua nga futbolli dhe pati mundësinë të përshëndetej me kombëtaren e Suedisë si dhe tifozët në stadium.

Ai u prit në mënyrë spektakolare nga tifozët dhe stafi i Suedisë dhe si rrallë herë, por Ibrahimoviçin e tradhtuan lotët gjatë lamtumirës.

Sulmuesi regjistroi plot 122 ndeshje me kombëtaren suedeze, ku shënoi 62 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button