VIDEO / Zyrtarizohet goli më i miri i sezonit në Premier Ligën e Anglisë

Vetëm një ditë pasi shënoi në finale të FA Cup në ‘Uembley’, Alehandro Garnaço ka edhe diçka më shumë për të festuar. Argjentinasi ka fituar çmimin ‘Goli më i mirë i sezonit’ në Premier Ligë falë super golit që ka shënuar ndaj Evertonit, vitin e kaluar. Ky gol që tashmë është shpallur më i miri i sezonit, ishte emëruar si goli më i mirë i muajit nëntor, muaj kur ishte zhvilluar ndeshja mes Evertonit dhe Man. Junajtedit, që përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të ‘Djajve të Kuq’.

Për të fituar këtë çmim, në garë ishin edhe tre lojtarë të tjerë të Man. JUnajtedit, por mund të themi se Garnaço e fitoi me shumë meritë. Bruno Fernandes ishte në mesin e kandidatëve falë super golit të shënuar me vollej goditje ndaj Barnlit në muajin tetor, ndërsa pjesë e listës ishin edhe Kobie Maino me golin e shënuar ndaj Vulverheptonit, në muajin shkurt si dhe Markus Rashford me golin ndaj Man. Sitit në ‘Etihad Stadium’ gjatë muajit mars.

Goli që kishte shënuar Garnaço ishte pothuajse i ngjashëm me atë që kishte shënuar Uajne Runi ndaj Man. Sitit dhe që konsiderohet si goli më i mirë në histori të Premier Ligës.

LEXO EDHE:

Back to top button