Videolotaria, bursa për studentët që fituan konkursin e Fondacionit “Edukata”

Videolotaria, bursa për studentët që fituan konkursin e Fondacionit “Edukata”

Videolotaria shtetërore ndan marrëveshjet për bursa për 12 studentët e parë që fituan në konkursin e Fondacionit “Edukata”. Bëhet fjalë për studentë të fakultetit të inxhinierisë mekanike, fakultetit të informatikës, fakultetit juridik dhe atij të matematikës, të gjitha këto fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Drejtori i fondacionit, Oliver Arsovski theksoi se nëse këta studentë u përmbahen kritereve të marrëveshjes, fondacioni “Edukata” do të ndajnë fonde për ta deri në diplomimin e tyre. Pas festave të vitit të ri, ky fondacion po planifikon që të përfshijë edhe tre universitete të tjera shtetërore në Shtip, Manastir dhe Tetovë.

“Vlera e Bursës në nivel mujor është 18 mijë denarë neto, që është një prej bursave më të larta që ndahen në shtet. Ne jemi të gatshëm që nëse studentët i plotësojnë kushtet që janë pjesë e marrëveshjes, duam që ata ti ndjekim minimum 4 vjet, deri në diplomimin e tyre, pra secilin vit, tërë kohën të marrim pjesë në edukimin e tyre…”, deklaroi Oliver Arsovski, Drejtor i Fondacionit “Edukata”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button