Videolotaria Casinos Austria me investim të ri prej 3 milion denarësh

Videolotaria Casinos Austria me investim të ri prej 3 milion denarësh

Videolotaria Casinos Austria me një investim të ri 3 milion denarësh e lëshoi në përdorim këndin multifunksional të lojërave në shkollën fillore “Johan Hajnrih Pestalloci”. Sipas përfaqësuesve të videolotarisë ky është këndi i 8, ndërsa në mënyrë shtesë janë rikonstruar edhe 4 kënde lojërash për fëmijë. Në këtë kënd lojërash është vendosur dysheme e gomës, është ndryshuar rrethoja, janë siguruar rekuizita sportive, me qëllim që t’u mundësohet fëmijëve të luajnë basketboll, futboll, dhe sporte të tjera.

“Nën moton luaj me më të mirët Videolotaria Casinos Austria ngadalë por sigurt e konfirmon atë që është pjesë e strategjisë, ku jemi të fokusuar ndaj më të rinjve dhe t’u ofrojmë mundësi për realizimin e frymës sportive. Deri më tani kemi realizuar 7 kënde multifunksionale lojërash, ky do të jetë këndi multifunksional i 8-të me radhë, dhe në mënyrë shtesë edhe 4 kënde lojërash inkluziv që tashmë janë rikonstruuar ”, deklalroi Viki Çadikovska, Videolotaria Casinos Austria. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button